Genc Nuza, gjyqtar kryesor në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Gjyqtari kosovar, Genc Nuza, do të jetë sërish pjesë e një ndeshjeje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar futbollin e Kosovës në garat evropiane.

Nuza është deleguar nga UEFA si gjyqtar kryesor në përballjen ndërmjet FC Twente dhe FC Thun, e vlefshme për fazën e ligës në Ligën e Konferencës, e cila zhvillohet më 15 tetor në Enschede të Holandës.

Në këtë takim, gjyqtari kosovar do të ketë përkrahjen e bashkëkombësve të tij në ekipin e arbitrimit. Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa do të jenë asistentët e tij, ndërsa Mentor Ajeti është caktuar gjyqtar i katërt. Në ekipin e arbitrimit do të jetë edhe Alban Shala, në rolin e AVAR-it.

Delegimi i Nuzës në këtë përballje evropiane përbën një tjetër vlerësim për punën dhe profesionalizmin e gjyqtarëve kosovarë, të cilët po vazhdojnë të jenë të pranishëm në garat e organizuara nga UEFA.

Përfshirja e një ekipi të tërë kosovar të arbitrimit në një ndeshje të këtij niveli dëshmon besimin e institucioneve evropiane në përgatitjen dhe cilësinë e gjyqtarëve nga Kosova. /Telegrafi