Policia e Kosovës në veri bëhet me dron profesional
Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar një dron profesional nga një donator, të cilin ia ka ndarë për shfrytëzim Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit të Sindikatës, ky donacion synon të mbështesë aktivitetet policore dhe të rrisë kapacitetet operative të Policisë së Kosovës, në mënyrë që detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare të përmbushen sa më me efikasitet.
Sindikata ka theksuar se mbetet në shërbim të të gjitha njësive, regjioneve dhe zyrtarëve policorë të Kosovës, transmeton Zeri.info.
Sindikata gjithashtu ka shprehur mirënjohje për donatorin, duke e cilësuar këtë kontribut si mbështetje të rëndësishme për Policinë e Kosovës dhe për realizimin e misionit të saj në shërbim të qytetarëve. /Zëri