Vranët dhe me shi sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 e 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë në 7 e 12 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: