Nesër i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që dyshohet se u privua nga jeta nga babai i tij

B.A, do të varroset nesër në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Ceremonia e varrimit të 29-vjeçarit do të mbahet me kohën e drekës, sipas njoftimit të familjes.

Dyshohet se tashmë i ndjeri u privua nga jeta nga babai i tij.

I dyshuari sipas policisë është ende në arrati.