Hipertensioni, sëmundja që shumë persona s’e identifikojnë në kohë

Hipertensioni është një nga problemet më të shpeshta te të rriturit dhe një pjesë e tyre nuk e dinë se vuajnë.

Një studim i realizuar në Angli ka nxjerr në pah se 1/3 e të rriturve britanikë vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, ndërsa 59% e tyre nuk e dinë se kanë këtë problem dhe nuk marrin trajtim.

Studimi I realizuar nga Universiteti I Oksford përfshiu rreth 1.4 milion persona.

Të dhënat treguan se tensioni i lartë prek 15% të personave të moshës 18 deri në 39 vjeç, ndërsa te grupmosha 80 vjeç e lart kjo shifër arrin në 71%.

Burrat rezultojnë më të prekur se gratë, me 42% të rasteve, krahasuar me 29% te gratë, pas përshtatjes së të dhënave sipas moshës.

Shqetësues është edhe fakti se 50% e personave që marrin medikamente për tensionin vazhdojnë të kenë vlera të larta.

Ekspertët paralajmërojnë se tensioni i lartë mbetet një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare dhe lidhet me rreth gjysmën e infarkteve dhe goditjeve në tru në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata kërkojnë kontrolle më të shpeshta dhe diagnostikim më të hershëm, për të parandaluar komplikacionet dhe për të shpëtuar jetë.