TV Dukagjini ia ndërpret kontratën Liridon Lecit, pas incidentit me Edonisa Aliun

Televizioni Dukagjini ia ka shkëputur kontratën analistit, njëkohësisht trajner te Vëllaznimi, Liridon Lecit, pas debatit që kishte me ish-futbollisten Edonisa Aliu.

E tërë situata e debatit erdhi kur Aliu ia përmendi Lecit “rezultatet” që ka pasur me Vëllaznimin, me këtë të fundit që iu kundërpërgjigj me “Ti s’je kërkush me më gjyku mua”.

Leci gjithashtu në fundin e emisionit doli edhe kundër moderatorëve, duke i akuzuar se po “bijnë njerëz me tendencë” dhe shtoi se nuk do të vijë më “për sa kohë që të ketë këso të ftuar”.

Tani ka ardhur edhe reagimi i drejtorit të informacionit nga TV Dukagjini, Dibran Istrefi, i cili njoftoi se Lecit i është shpëputur menjëherë kontrata.

Istrefi gjithashtu shtoi se “pas përfundimti të emisionit ka ndodhur një incident mes dyshes”, por nuk dha informacione të tjera.

“Miq te televizionit Dukagjini, mbreme (11.10.2026), pas perfundimit te emisionit 'Dueli Sportiv' ka ndodhur nje incident ne mes te panelistit te rregullt te emisionit 'Dueli Sportiv' Liridon Leci dhe mysafirse ne emision Edonisa Aliu (ish-futbolliste).

Pas analizimit te te gjitha rrethanave te kesaj ngjarje, Tv Dukagjini ka vendos qe te shkepute menjehere bashkepunimin me Liridon Lecin.

Situata te tilla janë te papranueshme per Televizionin Dukagjini dhe emisionin 'Dueli Sportiv'.

Me rastin tani po merren organet e rendit dhe drejtesise te cilat presim ti sqarojne te gjitha rrethanat. Nderkohe, Tv Dukagjini ofron bashkepunim te plote me organet ligjzbatuese”, njoftoi ai. /Telegrafi