Nis protesta e punëtorëve të NPB-së për mosekzekutimin e pagave
Ka nisur protesta e punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore para Gjykatës Komerciale, të cilët kanë mbetur pa paga qe dy muaj.
Në gusht Ndërmarrja Publike Banesore njoftoi se llogaritë e saj bankare janë bllokuar për shkak të një procedure përmbarimore që lidhet me një kontest gjyqësor.
Ndërkohë, përmes një reagimi, Gjykata Supreme ka bërë të ditur se lënda që lidhet me këtë kontest gjyqësor është pranuar dhe regjistruar më 21 gusht 2026 dhe aktualisht është në shqyrtim.