Ambasada Amerikane: Presim të punojmë me presidenten e re të Kosovës
E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Wylita Bell, është takuar me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Përmes një njoftimi, Ambasada Amerikane ka bërë të ditur se pret me padurim të punojë me presidenten e re të vendit, duke ritheksuar përkushtimin për bashkëpunim me institucionet e Kosovës.
“Ambasada e SHBA-së mezi pret të punojë me Justina Shiroka-Pulën, presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Ambasada ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet kosovare në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, duke përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë.
Njoftimi vjen pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, në një moment kur bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbetet një nga çështjet me rëndësi në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.