Kërcënoi me armë një person, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë

Të dielën rreth orës 14:20 është arrestuar një person në Fushë-Kosovë, pasi kishte ekspozuar pistoletën në brez dhe kishte kanosur një tjetër.

Policia njofton se pistoleta me 22 fishekë është sekuestruar.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri