Vrasja e rëndë në Pogragjë të Gjilanit, i dyshuari ende në arrati

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Pogragjë të Gjilanit mbrëmjen e së dielës.

Një person mbeti i vrarë vetëm pak ditë pas tragjedisë në fshatin Livoç i Ulët, ku u privuan nga jeta motër e vëlla.

Viktima është i moshës rreth 29-vjeçare, kurse dorasi pas kryerjes së veprës është arratisur.

Nga Policia në Gjilan kanë bërë të ditur se i dyshuari ende nuk është arrestuar.