Dyshohet për një vrasje në Pogragjë të Gjilanit

Një vrasje dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Sipas informacioneve, njësitet policore janë në vendin e ngjarjes.

Dukagjini ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare.