Policia e Kosovës me radio të sajën, ngjashëm mund të veprojnë edhe institucionet tjera

Deri më tani për punën e Policisë u raportua në media, tani një gjë të tillë do të mund ta bëjë vet ky institucion. Kjo pasi që Policia e Kosovës po synon ta hap “Radio Policia”, e kjo gjë po kritikohet nga profesorë dhe jurist të gazetarisë.

Hapjen e një radio të tillë nga Policia po e shohin si model i “Radio KFOR-it”.

“Ju informojmë se, Policia e Kosovës vite më parë ka filluar analizimin përmes grupit punues për radio të Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka konsultuar edhe partnerë ndërkombëtarë e vendor, përfshirë edhe modelin e radio KFOR-it që funksionon që nga paslufta në Kosovë, si dhe takime me disa radio të ndryshme në Kosovë, për procedurat e funksionimit dhe punës së tyre në transmetim të lajmit/informacionit. Andaj sipas planifikimeve e procedurave të parapara, PK-ja ka bërë analizë për radio të PK- së, me qëllim të promovimit të punës së policisë në komunitet dhe policia me qenë sa më afër qytetarëve për të adresuar shqetësimet e çështjet e sigurisë në bashkësi”.

Një inciativë të tillë profesori Alban Zeneli e konsideron edhe si një hap që mund të shërbejë si ide për institucionet e tjera shtetërore.

“Në parim ideja e Policisë së Kosovës është e gabuar për shkak të disa arsyeve, se pari si një agjenci e zbatimit të ligjit është agjenci shtetërore dhe rrjedhimisht nëse kërkesa e Policisë aprovohet nga KPM, secila agjenci përfshirë ministritë, do të hapte stacionet e veta. Është në kundërshti me logjijkën e tregut të lirë të mediave”.

Sipas profesorit të gazetarisë, radiostacionet e tilla mund të krijohen vetëm në kohë trazirash.

“Krahasimi me radio-KFOR, është krejtësisht I gabuar për shkak se RADIO KFOR është formësu nga misioni ushtarak I NATOS, për cka është themelu është për një komunikim emergjent gjatë luftës, ato arsye nuk ekzistojnë më, ashtu siç duhet të mos ekzistojë më as Radio KFOR”.

Për këtë çështje ka ngritur kritika edhe juristja e mediave, Flutura Kusari, duke paralajmëruar për rrezikun e propagandës shtetërore, ndikimit politik dhe kostos financiare për buxhetin e vendit./dukagjin