Finalizim i jashtëzakonshëm: Olti Hyseni shënon tjetër supergol për Brondbyn
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova Olti Hyseni po vazhdon të bëjë zhurmë në Superligën e Danimarkës.
Anësori realizoi sërish, këtë herë në fitoren e thellë të Brondbyt.Hyseni shënoi golin e dytë, ku me një finalizim të mrekullueshëm e la plotësisht të shtangur portierin.Përndryshe, Hyseni është një nga lojtarët që Kosova duhet ta sigurojë sa më parë ngase këto paraqitje kanë bërë që të ketë vëmendjen edhe të ekipit A të Danimarkës, aty ku përfaqëson grupmoshat U19.
Për më shumë shikoni golin: