Dimiq uron Shiroka-Pulën: Presidenca juaj të hapë një kapitull të ri për Kosovën

Radimir Dimiq, kryetar i Multietnikës së Kosovës, ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke i dëshiruar një mandat të suksesshëm.

Në urimin e tij, Dimiq shprehu dëshirën që presidenca e saj të hapë një kapitull të ri të unitetit, stabilitetit institucional, besueshmërisë ndërkombëtare dhe përparimit të Kosovës.

“Urime, zonja presidente. Urime, Kosovë!”, thuhet në mesazhin e Dimiqit.