Komuna e Vushtrrisë shpreh ngushëllime për vdekjen e zyrtarit policor Afrim Syla
Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, ka shprehur ngushëllime për familjen Syla, pas vdekjes së zyrtarit policor, Afrim Syla.
Në telegramin e ngushëllimit, Idrizi ka shprehur dhimbjen për vdekjen e tij, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tij në shërbim të qytetarëve dhe vendit.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vushtrrisë, i shpreh ngushëllimet e mia familjes Syla, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe gjithë qytetarëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Idrizi ka theksuar se kujtimi për Afrim Sylën do të mbetet i përjetshëm. “Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegram.