Si ndikoi kriza politike te populli në Kosovë?

Kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, Ilir Havolli tha se kriza politike rreth 2 vjeçare në Kosovë ka ndikuar negativisht në psikologjinë e qytetarëve të vendit.

Havolli tha se qytetarët janë ekspozuar për 2 vite me radhë para ofendimeve dhe informatave negative të cilat tha ai pashmangshëm modelohen në një vend.

Ai theksoi se qytetarët e Kosovës, për dy vite me radhë ishin pa përkrahje institucionale dhe të neglizhuar nga shteti.

"Kjo do të thotë që populli ka qenë në dorën e Zotit, në mëshirën e Zotit. Dhe qeveria apo institucionet tona nuk ia kanë kthyer fare kokën nga populli. Ne e dimë fare mirë që shumicën e rasteve ne arrijmë t'i vlerësojmë njerëzit duke shiqu vetëm gjendjen e tyre fizike dhe e neglizhojmë... e neglizhojmë gjendjen e tyre emocionale e të tjera dhe mendojmë se individi është mirë. Gjendja e tyre emocionale është fundamenti për me përcaktuar gjendjen fizike. Mos harrojmë se mbi 70% e sëmundjeve vijnë nga aspekti psikologjik, përkatësisht nga stresi, nga ankthi e të tjera. Për dy vite me radhë ne jemi ne jemi përballë me një situatë kaotike. Popullata është e ngopur me informata negative, me sharje, me dhunë, me fyre. Dhe mos harrojmë se këto faktikisht kanë me u modeluar e me ndiku. Modelimi është aspekt i pandalshëm. Ne deshëm e s'deshëm, t'u qëndru gjithmonë para një shoqërie që vetëm shan, shan, shan, me kalimin e kohës truri jonë ka me fillu e ka me kërku atë sharjen. E kërkojmë vetëm një informatë negative", tha ai./klankosova