Revolucion në formacionin e Barcelonës ndaj Getafes, Flick përgatit disa ndryshime

Barcelona pritet të paraqitet me një formacion të ndryshuar për ndeshjen ndaj Getafes, e cila zhvillohet këtë të shtunë në kuadër të La Ligës.

Trajneri Hansi Flick do të shfrytëzojë këtë takim për t’u dhënë mundësi disa futbollistëve që kanë pasur më pak minuta, në një periudhë kur katalanasit i pret një kalendar i ngjeshur dhe disa përballje të rëndësishme, përfshirë ato ndaj Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit.

Një nga ndryshimet kryesore pritet të jetë në portë, ku Joan Garcia rikthehet pas rikuperimit nga lëndimi në gju.

Ndërkohë, Gabriel Jesus pritet të marrë një rol më të rëndësishëm në repartin ofensiv, duke zëvendësuar Raphinhan, i cili do të mungojë për shkak të një problemi muskulor të pësuar gjatë angazhimeve me përfaqësuesen e Brazilit.

Flick pritet t’u besojë gjithashtu disa lojtarëve që synojnë të përfitojnë nga mundësia për të dëshmuar vlerat e tyre.

Lamine Yamal mbetet një nga pikat kryesore të sulmit, ndërsa Pedri dhe Fermín López pritet të kenë rol të rëndësishëm në mesfushë.

Barcelona synon ta vazhdojë ecurinë pozitive në kampionat, por trajneri gjerman duhet të menaxhojë me kujdes ngarkesën fizike të lojtarëve, pasi skuadrën e presin sfida të rëndësishme në javët në vijim.

Ndeshja Barcelona – Getafe zhvillohet sot, me fillim nga ora 18:30. /Zëri