Hamza: PDK-ja, partia me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës
Bedri Hamza ka uruar 27-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se partia që udhëheq lindi në shpirtin e rezistencës, atëherë kur Kosova kishte më së shumti nevojë për forcë, guxim, vizion dhe përkushtim.
Ai thotë se PDK-ja është forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës,
“Jemi partia e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, që nuk u thyen dhe nuk u përkulën kurrë”, ka shkruar ai.