Arrestohet në Kaçanik një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg për nëntë muaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 30-vjeçar në Kaçanik, i cili ishte në kërkim me urdhëresë të gjykatës për një vepër penale që lidhet me narkotikët.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, personi me inicialet A. R. është arrestuar më 10 tetor 2026, rreth orës 07:00, nga zyrtarët policorë të stacionit në Kaçanik.

Ai ishte i kërkuar për veprën penale që lidhet me bashkëkryerjen në blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Pas arrestimit dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës, 30-vjeçari është dërguar për vuajtjen e dënimit me burgim prej nëntë muajsh.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave të gjykatave dhe forcimin e sundimit të ligjit./Zëri