Parandalohet futja e drogës në burgun e Dubravës
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë, pasi zyrtarët korrektues kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda perimetrit të institucionit.
Sipas njoftimit të SHKK-së, rasti është evidentuar rreth orës 02:35, gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë. Dyshohet se pakoja është hedhur nga jashtë institucionit.
Pas kontrollit dhe matjes, pesha e lëndës së dyshuar narkotike, së bashku me mbështjellësin, ka rezultuar 87 gramë.
Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila do të merret me trajtimin e mëtejshëm sipas procedurave përkatëse.
SHKK-ja ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e kontrolleve të rregullta dhe masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e futjes së kontrabandës dhe garantimin e sigurisë në institucionet korrektuese./Zëri