Prizren: Zjarri shkrumbon stallën, digjen makineri bujqësore dhe dy kafshë shtëpiake

Një zjarr ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Kobaj të Prizrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas njofitmit  të PK-së thuhet se si pasojë e zjarrit, stalla është djegur në tërësi.

"Brenda saj ndodheshin edhe dy kafshë shtëpiake, si dhe makineri të ndryshme bujqësore", thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa nuk janë bërë të ditur shkaktarët e zjarrit. /Zëri