Grabitje nën kërcënimin e armës në Trudë, tre persona i marrin 1 mijë e 500 euro viktimës
Një person ka raportuar se është grabitur nga tre persona të maskuar në fshatin Trudë të Prishtinës, derisa ishte me veturë në dalje të autostradës.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 02:40, në fshatinTrudë të Prishtinës,, raporton Zeri,info.
“Fsh. Trudë, Prishtinë 07.10.2026 – 02:40. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturë në dalje të autostradës e kanë ndaluar tre persona të dyshuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë nga kuleta 1500€ para të gatshme. Po ashtu njëri prej të dyshuarve e goditur viktimën për çka viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri