Tre të mitur nga Podujeva rrahin dy të mitur të tjerë, përfundojnë në pranga

Gjat ditës së djeshme në Podujevë raportohet se tre të mitur kanë rrahur dy të mitur të tjerë.

Sipas njofitmit të PK-së thuhet se të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje.

“Raportohet se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë (të mitur,  kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë po ashtu të mitur. Me këtë rast njëri prej viktimave ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”.  /Zëri