Konfiskohen mbi 414 gramë marihuanë në Komoran, dy persona dërgohen në mbajtje

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 414 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë gjatë një operacioni në fshatin Komoran.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 20:20, në Komoran të Drenasit, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë ka ndaluar një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit të dy personave të dyshuar, meshkuj kosovarë, është gjetur dhe konfiskuar një cigare e mbushur me substancë të dyshuar narkotike, me peshë 0.71 gramë. Të dy personat janë liruar. Në vazhdim të operacionit, me urdhër të gjykatës, janë bastisur dy shtëpi të personave të dyshuar. Në njërën prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar 414.5 gramë marihuanë, 15 euro, dy telefona, një kamerë për monitorimin e hyrjes së shtëpisë, një peshore e vogël, një mulli për bluarjen e substancave (grinder) dhe një kartelë memorieje. Në shtëpinë tjetër nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Në lidhje me rastin, në stacionin policor janë shoqëruar dy të dyshuar dhe një i mitur. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj të miturit është iniciuar rast për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale”. Pas intervistimit, i mituri është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.