Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, ku i njëjti dyshohet se kreu marrëdhënieve seksuale me një të mitur.
Sipas njofitmit të PK-së thuhet se rasti dyshohet të ketë ndodhur më 2 tetor 2026, rreth orës 20:00, në Pejë, dhe është inicuar si " Dhunim", raporton Zeri.info.
“Pejë 02.10.2026 – 20:00. Më 09.10.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër e mitur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri