Dalin pamjet e katër policë që rrahën dy të rinjtë shqiptarë në Shkup [video]

Dalin pamjet e dhunës së policëve ndaj dy të rinjve shqiptarë parmbrëmë në Shkup.

Të lidhur dhe të shtrirë përtokë, dy të rinjtë janë ballafaquar me goditje të shumta të katër policëve, ndërsa kishin përfunduar me lëndime të rënda trupore.

Kjo dhunë që shihet në video, është edhe arsyeja pse Ministria e Punëve të Brendshme e ka fshehur në raportin ditor të ngjarjeve në Shkup dhe qytetet tjera në vend.