Vrasjet e grave, avokatja Morina thotë se problemi qëndron te vetëdijesimi 

Një ngjarje e rëndë në Livoç të Gjilanit ka tronditur opinionin publik në Kosovë, pasi dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos.

Sipas informatave të bëra publike, i dyshuari dyshohet se vrau bashkëshorten e tij dhe vëllain e saj, ndërsa i plagosur mbeti djali i xhaxhait të viktimës.

Lidhur me këtë rast, avokatja Liriona Morina, deklaroi se për vepra të tilla penale parashihen dënime deri në burgim të përjetshëm.

Morina theksoi se dënimi përfundimtar varet nga rrethanat specifike të secilit rast, të cilat shqyrtohen nga organet kompetente gjatë procedurës ligjore.

"Në rastin konkret, dënimet janë deri në dënim me burgim të përjetshëm. Mirëpo pastaj i kemi edhe, pa paragjykuar, i kemi rrethanat të cilat merren për bazë edhe, për shembull, jo për rastin konkret, mirëpo kemi edhe rrethanat që vetë dorëzohesh apo edhe këto... Pra, secili rast trajtohet specifikisht, nuk mundemi me nxjerrë një statistikë edhe me përgjithësu sepse secili rast është me specifik. Unë mendoj që problemi qëndron tek vetëdijësimi edhe tek mënyra se si trajtohen këto këto raste që nga shoqëria, që nga familja dhe pastaj edhe nga institucionet shtetërore", tha Morina. /klankosova