Presidentja Shiroka-Pula pas vrasjes në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon marrjen e jetës së njeriut

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka reaguar pas vrasjes së rëndë që ndodhi sot në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku një grua dhe një burrë humbën jetën, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Përmes një reagimi, presidentja ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave, si dhe ka uruar shërim të shpejtë për personin e plagosur.

“Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut”, ka theksuar Shiroka-Pula, duke shtuar se askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes.

Ajo u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që ta hetojnë rastin me përkushtim të plotë, të zbardhin të gjitha rrethanat dhe autorët t’i sjellin para drejtësisë. /Zëri