Sulmohet aeroporti i Moskës

Moska nën sulm, pezullohen të gjitha fluturimet në aeroportet e kryeqytetit rus.

Moska dhe rajoni përreth saj janë vënë në shënjestër të një sulmi me dronë dhe balona të vogla, raportojnë mediat ruse.

Sipas mediumit ASTRA, si pasojë e situatës së krijuar, në të gjitha aeroportet e kryeqytetit rus është aktivizuar protokolli emergjent i njohur si “Qilim” (Carpet).

Aktivizimi i këtij protokolli nënkupton pezullimin e fluturimeve, si në nisje, ashtu edhe në mbërritje, duke ndërprerë përkohësisht trafikun ajror në aeroportet e Moskës.

Deri më tani, nuk ka informacione të mëtejshme për pasojat e sulmit apo për dëmet e mundshme në kryeqytetin rus dhe rajonin përreth.

Ndryshe, raportohet se presidenti rus, Vladimir Putin nuk po arrin të aterron në aeroportin e Moskës.