Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën, në rend dite anëtarët e BQK-së dhe Bordi i RTK-së

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, më 12 tetor, në orën 11:00, për të diskutuar për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare dhe çështje të tjera.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, në mbledhje pritet të propozohet për seancën plenare përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Po ashtu, në rend dite është formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër pozita në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK): dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë, transmeton Zeri.info.

Kryesia do të shqyrtojë edhe propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe propozimet dhe kërkesat e tjera. /Zëri

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
6. Propozim i GP - Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.