Osmani mori pjesë në shënimin e 36-vjetorit të bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se mbrëmë ka marrë pjesë në 36-vjetorin e Bashkimit të Gjermanisë, me ftesë të ambasadorit gjerman, Riner Rudolph.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se rënia e mureve dhe bashkimi i dy Gjermanive dëshmuan se liria, demokracia dhe vendosmëria e qytetarëve mund të kapërcejnë edhe ngjarje më të thella. /Zëri

Postimi i plotë:

Mbrëmë, me ftesë të ambasadorit gjerman Rainer Rudolph, shënuam 36 vjet nga bashkimi i Gjermanisë, si dëshmi historike se asnjë mur nuk mund ta mposhtë përgjithmonë vullnetin e një populli për të jetuar të bashkuar në liri.

Rënia e mureve dhe bashkimi i dy Gjermanive dëshmuan se liria, demokracia dhe vendosmëria e qytetarëve mund të kapërcejnë edhe ndarjet më të thella.

Momente të tilla na rikujtojnë se bashkimi nuk është vetëm një akt politik, por mbi të gjitha një fitore e dinjitetit njerëzor, e shpresës dhe e së drejtës së popujve për të përcaktuar të ardhmen e tyre.