Arteta bëhet trajneri më i paguar në botë

Mikel Arteta ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin deri në qershor të vitit 2030, duke u bërë trajneri më i paguar në botë, sipas raportimeve të mediave angleze.

Trajneri spanjoll do të përfitojë rreth 20 milionë funte në sezon, ndërsa me bonuset e përcaktuara në kontratë mund të arrijë deri në 25 milionë funte.

Arteta mori drejtimin e Arsenalit në dhjetor të vitit 2019 dhe ka rikthyer klubin në garën për trofe të rëndësishëm. Drejtuesit e londinezëve synojnë të sigurojnë vazhdimësinë e projektit të tij edhe për disa sezone.

Sipas renditjes së publikuar, pas Artetës vijnë Simone Inzaghi me 26 milionë euro në vit, Diego Simeone me 23.4 milionë dhe Luis Enrique me 20 milionë euro.