Policia Rajonale e Ferizajt dhe FSK-ja forcojnë bashkëpunimin përmes sportit
Në frymën e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve ndërinstitucionale, Policia Rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), përkatësisht me pjesëtarët e kazermës në Ferizaj, kanë organizuar një ndeshje miqësore futbolli në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj.
“Ky aktivitet sportiv synon të promovojë bashkëpunimin, respektin e ndërsjellë dhe frymën e ekipit ndërmjet pjesëtarëve të dy institucioneve, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëveprimit dhe raporteve të mira ndërinstitucionale”, thuhet tutje në njoftim.