Mjegull dhe shi në vend, Policia e Kosovës apelon për kujdes në trafik

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar për këto ditë me shi dhe mjegull në vend.

Përmes një njoftimi në Facebook, Policia ka udhëzuar ngasësit, duke theksuar se ndryshimi i motit kërkon ndryshim të sjelljes në timon.

“Mjegulla, shiu dhe rrugët e lagështa kërkojnë kujdes të shtuar. Gjatë gjithë këtij sezoni, ndryshimi i motit kërkon ndryshim të sjelljes në timon”, thuhet mes të tjerash në apelin e Policisë. /Zëri