PSG-ja nis menaxhimin e yjeve: Dembélé dhe Nuno Mendes pushojnë
Paris Saint-Germain do të jetë pa dy prej lojtarëve kryesorë për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Le Mans.
Ousmane Dembélé dhe Nuno Mendes nuk do të jenë në dispozicion, pasi klubi ka vendosur t’u japë disa ditë shtesë pushim pas angazhimeve me kombëtaret.
Vendimi është marrë në marrëveshje me trajnerin Luis Enrique dhe drejtorinë sportive, me qëllim menaxhimin sa më të mirë të ngarkesës fizike të dy futbollistëve.
PSG ka bërë të ditur se Dembélé do të rikthehet në stërvitje të shtunën, më 10 tetor, ndërsa Nuno Mendes do t’i bashkohet grupit të dielën, më 11 tetor.
Për rrjedhojë, të dy do të mungojnë ndaj Le Mans në “Parc des Princes”.
Për Dembélén kjo është hera e dytë këtë sezon që klubi i jep një periudhë pushimi shtesë.
Francezi kishte përfituar nga një masë e ngjashme edhe në fillim të sezonit, në kuadër të menaxhimit të ngarkesës së tij.
Ndërkohë, Nuno Mendes vjen pas një angazhimi të madh me Portugalinë, ndaj PSG ka preferuar të mos rrezikojë dhe ta ruajë për ndeshjet e rëndësishme që e presin në vazhdim.
Vendimi vjen në një moment kur kalendari i PSG-së bëhet gjithnjë e më intensiv, me ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe Champions League.
Të dy lojtarët pritet të jenë të gatshëm për përballjen e ardhshme europiane ndaj Manchester Cityt më 14 tetor. /Zëri