Ku kemi mbetur në Premierligë? City kryeson bindshëm, por vendimi mund të lërë gjurmë
Premierliga rikthehet të shtunën me ndeshjen Arsenal–Leeds, për të gjashtën javë të sezonit.
Të gjitha skuadrat ndodhen pas Manchester Cityt të Enzo Marescas, i cili i ka fituar të pesë ndeshjet e para dhe kryeson me pikë të plota.
Të dielën, “Citizens” presin një test të madh në Anfield ndaj Liverpoolit.
Megjithatë, në Manchester City atmosfera është tronditur nga vendimi i fundit i komisionit të pavarur të Premier League.
Klubi është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat për shkelje të rregullave financiare, ndërsa tashmë ka paraqitur apel kundër vendimit.
Çështja mund të ketë pasoja të rënda për klubin, pasi mes sanksioneve të mundshme përmendet edhe zbritja e pikëve apo, në skenarin ekstrem, rënia në Championship.
Për momentin, procesi disiplinor dhe apelimi vazhdojnë.
Pas Cityt renditet Arsenali me 12 pikë, ndërsa Brighton është i treti me 10.
Brentford, Leeds, Liverpool dhe Everton kanë nga 9 pikë.
Në anën tjetër, Manchester United ka grumbulluar vetëm 5 pikë, ndërsa Tottenham është në fund të tabelës me vetëm 2 pikë.
Roberto De Zerbi ka nevojë urgjente për një kthesë, ndërsa në krahun tjetër edhe United kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive.
Ndeshjet e javës së 6-të
E shtunë, 10 tetor
Arsenal – Leeds, 13:30
Aston Villa – Brentford, 16:00
Chelsea – Bournemouth, 16:00
Ipswich – Fulham, 16:00
Sunderland – Brighton, 16:00
Manchester United – Tottenham, 18:30
E diel, 11 tetor
Crystal Palace – Nottingham Forest, 15:00
Hull City – Everton, 15:00
Liverpool – Manchester City, 17:30
E hënë, 12 tetor
Coventry – Newcastle United, 21:00
Në garën për golashënuesin, Erling Haaland kryeson me 5 gola, ndërsa pas tij vjen Alexander Isak me 4. /Zëri