Maresca ie qetëson Man Cityn: “Jemi të gjithë të qetë dhe të përqendruar”
Enzo Maresca ka tentuar ta mbajë Manchester Cityn larg zhurmës që ka shkaktuar vendimi i fundit për shkeljet financiare, duke insistuar se skuadra është e fokusuar vetëm te futbolli.
“Personalisht jam shumë i qetë. Klubi ka qenë shumë i qartë dhe ne kemi besim të plotë. I kuptojmë polemikat, por për ne prioritet është ajo që mund të kontrollojmë. Dhe ne mund të kontrollojmë vetëm aspektin futbollistik”, deklaroi trajneri italian.
Maresca theksoi se lojtarët nuk janë të shqetësuar nga zhvillimet jashtë fushe dhe po mendojnë vetëm për ndeshjet e radhës.
“Ndjesia është fantastike. Lojtarët janë të emocionuar për dy ndeshjet e ardhshme, sidomos sepse aktualisht jemi në krye të tabelës”, u shpreh ai.
Manchester City rikthehet në aksion të dielën, në një transfertë të vështirë ndaj Liverpoolit në “Anfield”.
Më pas, vetëm tri ditë më vonë, skuadra do të përballet me Paris Saint-Germainin në Champions League.
Maresca është i bindur se situata jashtë fushe nuk do të ndikojë te futbollistët.
"Ata e dinë detyrën e tyre. E dinë që ka zhurmë, por nuk shqetësohen shumë për të. Janë të përqendruar vetëm te mënyra se si mund ta përballojmë Liverpoolin dhe, së bashku me tifozët, të provojmë të fitojmë në Anfield”. /Zëri