Gentriti po lufton me leukeminë, familja bën thirrje për ndihmë

I riu Gentrit Shorra është diagnostikuar me leukemi akute dhe ka nevojë për trajtim jashtë vendit, ndërsa familja e tij po përballet me një periudhë të vështirë.

Sipas raportit të Klinikës së Hematologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Gentriti ka nevojë për trajtim jashtë vendit dhe vlerësim për transplant të qelizave staminale.

Çdo kontribut është një dorë e zgjatur, çdo ndihmë është shpresë, çdo euro mund të bëhet shkak për një jetë.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për Gentritin.

Kontakt: Albionit Shorra – 049 122 061Nr. i xhirollogarisë: 1504001008220498