Fantastike, vallja shqiptare përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.
Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.
“Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza. E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, ajo ndërthur forcën dhe elegancën, duke shprehur trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe shpirtin e lirë”, ka shkruar ai.