Urimi i veçantë i vajzës për Justina Shiroka-Pulën: Moment historik për familjen
Vajza e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pulës, Donika Belegu, i ka dedikuar një urim nënës së saj pas zgjedhjes në këtë post.
Përmes një postimi në Instagram, Belegu ka shprehur krenarinë për nënën e saj, duke e cilësuar zgjedhjen e saj si një moment historik.
“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë sa krenare jam për ty, mami. Presidente Justina Shiroka Pula – çfarë nderi dhe momenti historik“, ka shkruar ajo.