Musiala rikthehet në stërvitje individuale, por ende nuk është gati për Bayernin

Jamal Musiala po bën përparime në rikuperimin e tij pas dëmtimit të pësuar gjatë grumbullimit me kombëtaren e Gjermanisë. 

23-vjeçari është rikthyer në fushën stërvitore të Bayern Munich, ku ka zhvilluar një seancë individuale me përgatitësin atletik Simon Martinello.

Sipas raportit të klubit, Musiala ka kryer ushtrime me ndryshime drejtimi dhe ka rifilluar punën me topin, një tjetër hap pozitiv në procesin e rikuperimit. 

Megjithatë, ylli gjerman ende nuk është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.

Ai pritet të mungojë në ndeshjen e radhës në Bundesliga ndaj Augsburgut, ndërsa mbetet për t’u parë se kur do të jetë plotësisht i gatshëm për rikthim në konkurrim. /Zëri