Kosova arrin pozitën më të lartë historike në FIFA
Ndeshjet e fundit kanë sjellë përmirësim në renditjen botërore të FIFA-s për Shqipërinë dhe Kosovën.
Shqipëria, pas katër ndeshjeve të fundit me bilanc prej tri fitoreve dhe një humbjeje, është ngjitur në pozitën e 66-të, një vend më lart se në përditësimin e kaluar.
Përparim ka shënuar edhe Kosova. “Dardanët”, pas dy barazimeve, një fitoreje dhe një humbjeje, janë ngjitur me dy pozita dhe tani renditen në vendin e 76-të në botë.
Kjo është renditja më e lartë e Kosovës në historinë e saj në klasifikimin botëror të FIFA-s.