“Bombë” nga Franca, a po largohet Mbappe nga Real Madridi?

E ardhmja e Kylian Mbappes te Real Madridi ka nisur të vihet në pikëpyetje. Në Francë kanë nisur spekulimet se sulmuesi mund të largohet nga “Los Blancos” në fund të këtij sezoni, pas një serie episodesh që kanë shkaktuar debat të madh rreth tij në fillimin e sezonit.

Në emisionin e njohur francez “After Foot” është hedhur ideja se largimi i Mbappes nga Real Madridi nuk duhet përjashtuar.

“Kam arritur në pikën që pyes veten: Mbappe ende ka dëshirë, por çfarë kërkon? Të krijohet përshtypja se çdo mëngjes zgjohet duke menduar se do t’i bëjë dëm vetes”, deklaroi një nga gazetarët e “After Foot”.

“Më shumë gabime të tilla nuk mund të grumbullohen. Nuk duhet ta përjashtojmë një largim në fund të sezonit”, shtoi ai.

Në Francë kanë rikthyer në vëmendje edhe episodin e fundit që lidhet me gjurin e Mbappes, i cili duket se e ka prekur jo pak sulmuesin.

“Episodi me gjurin e ka shënuar vërtet. Ai ka thënë: ‘Çfarë është kjo? Mënyra sesi më trajtuan... Dhe më pas më detyruan të gënjeja, duke thënë se asgjë nga këto nuk ishte e vërtetë’”, u shpreh gazetari.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ketë pasoja afatgjata për Mbappen dhe marrëdhënien e tij me Real Madridin.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për spekulime, por tema e së ardhmes së francezit ka nisur të marrë gjithnjë e më shumë vëmendje. /Zëri