Sydney Sweeney është e afërmja e Marilyn Monroes, zbulohet lidhja e fshehtë familjare
Sydney Sweeney është krahasuar prej kohësh me një Marilyn Monroe të ditëve moderne dhe tani duket se këto krahasime janë më të sakta nga sa mendohej fillimisht.
Sipas Entertainment Weekly, ylli i Euphoria, 29 vjeçe, rezulton se ka lidhje familjare me legjendën e ndjerë të Hollywood-it.
Një studim i ri i kryer nga MyHeritage ka lidhur babain e Sweeney-t, Steven Sweeney, me babain biologjik të Monroe-s, Charles Stanley Gifford.
Dy burrat lidhen përmes një paraardhësi të përbashkët, Ezra Perry, i cili jetoi në Massachusetts gjatë viteve 1600.
Edhe pse Sweeney nuk ka folur kurrë publikisht për ndonjë lidhje familjare me Monroe-n, ajo shpesh ka sjellë në tapetin e kuq stilin dhe pamjen e yllit të Some Like It Hot.
Të dyja përdorën bukurinë, sensualitetin dhe fizikun e tyre për të avancuar në Hollywood, duke u shndërruar në simbole të seksit që përcaktuan brezat e tyre përkatës.
Sweeney dhe Monroe janë gjithashtu të dyja brune natyrale, pavarësisht se ndryshuan pamjen e tyre për t’u shndërruar në bionde spektakolare.
Ato janë gjithashtu aktore çuditërisht të talentuara, edhe pse pamja e tyre shpesh ka lënë në hije aftësitë e tyre në ekran.
Sweeney ka marrë vlerësime nga kritikët për interpretimet e saj në The White Lotus, Euphoria, Christy dhe Reality.
Monroe, nga ana tjetër, po kalonte drejt roleve më të thella dhe më serioze përpara vdekjes së saj në vitin 1962. Ajo u vlerësua shumë nga kritikët për interpretimin e saj dramatik në filmin The Misfits, të vitit 1961.