Dalin të gjithë minatorët që ishin bllokuar në minierën e “Trepçës”
Kanë dalë të gjithë minatorët që mbetën të bllokuar mbrëmjen e së mërkurës në minierën e "Trepçës".
Lajmin e konfirmoi Shyqyri Sadiku, drejtor në "Trepçë".
"Po, të gjithë kanë, me shëndet janë mirë", tha Sadiku për Telegrafin.