Mbappé rikthehet në stërvitje me grupin, do të jetë gati ndaj Villarrealit
Kylian Mbappé është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së Real Madridit dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës ndaj Villarrealit.
Sulmuesi francez iu bashkua sot grupit pas disa ditësh pune individuale, teksa rikuperimi nga dëmtimi në gjurin e majtë po shkon sipas planit.
Mbappé u dëmtua gjatë grumbullimit me Francën, më 25 shtator, duke u detyruar të largohej nga fusha.
Megjithatë, dëmtimi rezultoi më pak serioz nga sa u frikësua fillimisht dhe tashmë lojtari është rikthyer në stërvitje të plotë me shokët e skuadrës.
Ai pritet të jetë pjesë e formacionit të José Mourinhos për sfidën e së shtunës në Santiago Bernabéu.
Rikthimi i Mbappés është një lajm shumë i rëndësishëm për Real Madridin.
Francezi ka qenë lojtari kryesor në repartin ofensiv këtë sezon, duke shënuar 8 nga 20 golat e skuadrës deri tani, pra 40 për qind të totalit.
Shtatë prej këtyre golave i ka realizuar në La Liga, ndërsa një tjetër në Champions League, në fitoren 2-1 ndaj Interit.
Pas përballjes me Villarrealin, Real Madridi do të ketë dy sfida të rëndësishme: ndaj Sevillas më 18 tetor dhe më pas El Clásicon kundër Barcelonës më 25 tetor.
Rikthimi i Mbappés në kohën e duhur është një lajm i madh për Mourinhon, i cili kërkon të ketë në dispozicion yllin francez në këtë fazë të rëndësishme të sezonit. /Zëri