Si ta luftojmë lëkurën e thatë?
Kalimi nga stinët e nxehta në të ftohta dhe e kundërta kanë ndikim te lëkura jonë. Ndryshimi i temperaturave e bën lëkurën më të thatë e më irrituese.
E si të kujdesemi e ta evitojmë këtë, lexoni pesë këshillat më poshtë:
Ndaloni pirjen e duhanit
Duhanpirja e bën lëkurën më të thatë njëkohësisht përshpejton procesin e plakjes, duke e shndërruar lëkurën të pirur ndaj oksiduesve.
Vendosni kremë rregullisht
Vendosja e kremës çdo ditë ngrit hidratimin e lëkurës, si dhe mbron lëkurën nga temperaturat e ashpra.
Evitoni sapunët dhe dushet e gjata
Përdorimi i tepërt i sapunëve dhe shamponeve e bën lëkurën tuaj të thatë dhe largon lipidet (shtresë mbrojtëse e jashtme e lëkurës). Përdorni pastrues me vaj në vend të sapunit.
Kujdes ambientin
Një ambient i brendshëm shumë i nxehtë dëmton lëkurën. Vishni një xhaketë dhe ulni temperaturën pak.
Konsumoni shumë ujë
Dehidrimi e bën lëkurën e thatë, kshtu që sigurohuni të pini të paktën gjashtë deri në tetë gota me ujë në ditë.