Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë, konstatohet mungesë e masave të sigurisë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi në komunën e Gjakovës, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Gjatë inspektimeve në këto dy objekte, inspektorët kanë evidentuar mangësi në masat e sigurisë, për çka janë nxjerrë vendime për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, transmeton Zeri.info.

Punimet do të mundë të rifillojnë pas eliminimit të të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimit të kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, ndërsa ka apeluar te punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, me qëllim të parandalimit të aksidenteve. /Zëri