Rama: Fitoi zëri i popullit për drejtësi
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke përcjellë një mesazh për unitet dhe drejtësi.
Rama ka publikuar një fotografi të shoqëruar me mbishkrimin: “NJË POPULL. NJË SHTET. NJË FLAMUR”.
Në vijim të postimit, ai ka shkruar se “fitoi zëri i popullit për drejtësi”, ndërsa ka uruar që Kosovës t’i prijë e mbara.
Rama e ka shoqëruar mesazhin me simbolin e flamurit kuqezi.