Ura e re në Mitrovicë, drejt përfundimit

Punimet për ndërtimin e urës së re në Mitrovicë kanë hyrë në fazat e fundit të realizimit.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, përfundimi i urës pritet të bëhet brenda afatit të paraparë.

“Ky investim do të rrisë sigurinë dhe efikasitetin në qarkullim, do të përmirësojë lidhjen ndërmjet zonave të qytetit dhe do të krijojë kushte më të mira për lëvizjen e qytetarëve, zhvillimin e bizneseve dhe aktivitetin ekonomik”, thuhet në njoftim.